Basha kujton kryengritjen e Postribes: Ky model na udhëheq ende, teksa ithtarët e diktaturës, tentojnë të na rikthejnë në një regjim

Lideri i opozitës, Lulzim Basha kujton sot kryengritjen e Postribes dhe bën thirrje që kokëlartë të respektojmë ata që u sakrifikuan për lirinë.

Teksa nënvizon se “ky model na udhëheq ende, teksa ithtarët e diktaturës, tentojnë të na rikthejnë në një regjim ku pushteti politik dhe ekonomia janë përqendruar në pak duar, dhe fati, mirëqenia, punësimi e jeta e njerëzve varet nga një grusht njerëzish”.

“Betejën e tyre për Shqipërinë Europiane do të përfundojmë sëbashku”, thekson Basha.

POSTIMI:

8 shtatori i 1946-s është një ditë e veçantë dhe e nderuar në historinë e Shqipërisë. Ajo shënon nisjen e rezistencës së popullit shqiptar kundër diktaturës dhe përpjekjen mbarëkombëtare për t’u bashkuar me familjen europiane së cilës i përkasim.

Si çdo përpjekje për t’u larguar nga kthetrat e regjimi famëkeq komunist, kryengritja e Postribës shënoi edhe një plagë e dhimbshme në trupin e kombit tonë.

Shtypja e saj e përgjakshme nga makineria terroriste e regjimit të Enver Hoxhës, do të mbahet mend gjatë për dhimbjen dhe shkretimin e familjeve të rëndësishme të elitës shoqërore, intelektuale e morale të Shqipërisë, si familjet e Jup Kazazit, Osman Haxhisë, Idriz Tahirit e Abdullah Sahitit.

Vetëm në ditët e para të kryengritjes komunistët pushkatuan pa gjyq 28 vetë në Postribë. Pushkatimet dhe përndjekjet u shtrinë edhe në Shkodër, Mirditë, Pukë dhe Malësi të Madhe. Mbi 60 personave u mori jetën regjimi komunist.

Dhjetëra të tjerë u dergjën burgjeve dhe lanë eshtrat në galerat e errëta ku u shtrënguan të punojnë të uritur dhe të etur. Mijëra të tjerë vuajtën dënime të padëgjuara me burgim, tortura në hetuesitë e regjimit dhe dhimbje për vitet e vjedhura dhe familjet e humbura një herë e përgjithmonë.

Sakrifica e malësorëve martirë për lirinë e Shqipërisë që sapo kishte hyrë në kapitullin më të errët të historisë së saj, mbetet dhe sot përmasa më e plotë e përpjekjeve të shqiptarëve për të qenë pjesë e pandarë e qytetërimit dhe dinjitetit europian.

Ky model na udhëheq ende, teksa ithtarët e diktaturës, tentojnë të na rikthejnë në një regjim ku pushteti politik dhe ekonomia janë përqendruar në pak duar, dhe fati, mirëqenia, punësimi e jeta e njerëzve varet nga një grusht njerëzish.

Shqipëria nuk do të mund të ecë përpara dhe kokëlartë pa respektuar dhe nderuar ata që u sakrifikuan padrejtësisht për lirinë dhe prosperitetin e saj.

Shpreh bindjen se betejën e tyre për ta bërë Shqipërinë europiane, do ta përfundojmë së bashku.

Lavdi përjetë heronjve të Postribës!
https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Flulzimbasha.al%2Fposts%2F3494254950625661&width=500https://www.facebook.com/v7.0/plugins/share_button.php?app_id=2165582310335837&channel=https%3A%2F%2Fstaticxx.facebook.com%2Fx%2Fconnect%2Fxd_arbiter%2F%3Fversion%3D46%23cb%3Df26dad0e7a87dcc%26domain%3Dwww.tpz.al%26origin%3Dhttps%253A%252F%252Fwww.tpz.al%252Ff34e3b9e2494348%26relation%3Dparent.parent&container_width=83&href=https%3A%2F%2Fwww.tpz.al%2F2020%2F09%2F09%2Fbasha-kujton-kryengritjen-e-postribes-ky-model-na-udheheq-ende-teksa-ithtaret-e-diktatures-tentojne-te-na-rikthejne-ne-nje-regjim%2F&layout=button_count&locale=en_US&sdk=joeyhttps://platform.twitter.com/widgets/tweet_button.2d7d9a6d04538bf11c7b23641e75738c.en.html#dnt=false&id=twitter-widget-1&lang=en&original_referer=https%3A%2F%2Fwww.tpz.al%2F2020%2F09%2F09%2Fbasha-kujton-kryengritjen-e-postribes-ky-model-na-udheheq-ende-teksa-ithtaret-e-diktatures-tentojne-te-na-rikthejne-ne-nje-regjim%2F%3Ffbclid%3DIwAR048lkAaCEruAP0jbtW_IRNBoHHCdYibcoE8ZiO3r7hCbZLVV_6Jt69XLU&size=m&text=Basha%20kujton%20kryengritjen%20e%20Postribes%3A%20Ky%20model%20na%20udh%C3%ABheq%20ende%2C%20teksa%20ithtar%C3%ABt%20e%20diktatur%C3%ABs%2C%20tentojn%C3%AB%20t%C3%AB%20na%20rikthejn%C3%AB%20n%C3%AB%20nj%C3%AB%20regjim&time=1599649328176&type=share&url=https%3A%2F%2Fwww.tpz.al%2F2020%2F09%2F09%2Fbasha-kujton-kryengritjen-e-postribes-ky-model-na-udheheq-ende-teksa-ithtaret-e-diktatures-tentojne-te-na-rikthejne-ne-nje-regjim%2F%23.X1i2Ly9UbjM.twitterSave

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close