Basha me biznesmenët e Farkës, telefonata e papritur e rëndësishme e Bylykbashit i ndërpret lidhjen ‘live’ (E PLOTË)

Basha ne Farke

Kreu i PD Lulzim Basha ndodhet në Farkë ku po zhvillon takim me biznesin e vogël i cili i ka shprehur shqetësimin se nuk paguajnë dot punëtorët.

Gjatë një bisede me një nga të punësuarit në një biznes familjar, Bashës papritur i është dnërprerë lidhja “live” në “facebook”, pasi është telefunuar nga Oerd Bylykbashi dhe këtë e ka treguar kreu demokrat pasi ka filluar transmetimin përsëri.

Pronari i biznesit: Unë dhe 2 të punësuar dhe im atë. Biznes familjar. Kemi pasur të punësuar dhe kanë ikur në kushte të tilla sepse s’i mban dot. Xhiroja zvogëlohet.

Jo s’kam dëmshpërblim nga shteti. Vetëm një i punësuar ka marrë. S’kemi mundësi të paguajmë punëtorët. I kemi hequr nga puna”, tha pronari i gomisterisë.

Basha: Jam këtu me Gazi Gazametaj nga gomisteria në Farkë. Problemi numër 1 është rënia në pikjadë e konsumit. Qeveria vazhdon njësoj si më parë me gjoba që turren tamam si banda për tu shërbyer xhepave të tyre dhe bosave të tyre të korruptuar. Një fenomen që më është raportuar së fundi është rritja marramendëse e biznesit. Asgjë…”, tha Basha të cilit iu ndrëpre lidhja direkte pas një telefonate të të bërë nga deputeti Oerd Bylykbashi, i cili pak më parë i ka paraqitur Këshillit Politik propozimin për përzgjedhjen e anëtarëvtë KQZ.

Basha: U ndërpre se nga telefoni po i bëjmë këto njoftime, se më mori në telefon Oerd Bylyykbashi për sa i përket propozimit të ri  të reformës Zgjedhore, por kjo është çështje tjetër.

Të gjithë administrata të mos bëhet vegël e një pushteti në ikje. Të mbajë shënim emrat e atyre që i terrorizojnë dhe që abuzojnë me ligjin sepse një nga punët e para që do të bëjm nesër është që ti vëmë para ligjit.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close