Basha prezanton 5 pikat: Mijëra euro, çeqe dhe bonuse! Ja plani im për rimëkëmbje

Basha prezanton 5 pikat: Mijëra euro, çeqe dhe bonuse! Ja plani im për rimëkëmbje

Duke folur për planin e rimëkëmbjes nga pandemia e koronavirusit, kryedemokrati Lulzim Basha tha se këto 6 muaj kanë qenë muaj të vështirë për gjithë qytetarët, sipërmarrjen dhe se kushdo ka ndjerë pasojat e drejtpërdrejta shëndetësore, ekonomiko- sociale.
Ai deklaroi se këto 6 muaj nuk kanë shërbyer për të vënë në jetë një plan masash për Covid-19 dhe efektet që ka patur.
“Të gabosh është njerëzore, por këto nuk janë gabime por faje, ato që nuk janë bërë këto 6 muaj. Paketa totale e ndihmës nuk kalon 101 milionë euro, është qesharake me atë që ka disbursuar Kosova. Është përkeqësuar gjendja e vijës mbrojtëse, mjekëve, infermierëve, që sot është më i ekspozuar. Nuk ka marrë shpërblimin e premtuar nga qeveria. Kjo armatë nuk ka kapacitete për të përballuar valën e dytë të pandemisë”, u shpreh Basha.
Pika e parë e planit
Mbështetje dhe përgatitje e sistemit shëndetësor: Përgatitja për një shpërthim tjetër të infeksionit të COVID-19, duke:
a)Rritur numrin e testimeve për COVID në 2500 testime në ditë.
b)Rimbursim i plotë për marrjen e mjekimit ambulator kundër COVID.
c)Sigurimin e pajisjeve mbrojtëse për të gjithë personelin shëndetësor dhe rritjen e kapaciteteve spitalore.
d)Bonus 1000 Euro për çdo mjek dhe 500 euro për çdo infermier për 6 muajt e ardhshëm.
Pika e dytë e planit
Fëmijët të arsimohen të sigurtë: Të garantojmë që fëmijët dhe mësuesit në shkollë të jenë të sigurtë, duke:
a)Përmirësuar kushtet sanitare në shkolla duke përfshirë furnizimin me ujë, paisjen me maska mbrojtëse dhe dezinfektimin e rregullt të ambienteve mësimore.
b)Kryer testimin periodik për mësuesit dhe stafin ndihmës.
c)Investuar në teknologji për rastet kur mund të aplikohet mësimi në distancë, përfshirë ndihmën për familjet me të ardhura të ulëta për të blerë tableta për fëmijët e tyre, në mënyrë që edhe ata të përfitojnë nga mësimi në distancë.
Pika e tretë e planit
Asnjë shqiptar të mos lihet pas dore:
a)Të mbështesim ata që kanë humbur vendin e punës. Çdo individ që ka humbur vendin e punës nga pandemia gjatë këtij viti, të përfitojë një çek mujor prej 16 mijë lekë të reja në muaj, përveç pagesës ligjore për papunësinë, për një periudhë prej 6 muajsh.
b)Krijimi i një Fondi të Punësimit për të mbështetur bizneset për të rimarrë në punë të larguarit gjatë pandemisë, duke i alokuar çdo punëdhënësi që rimerr në punë një individ që ka humbur vendin e punës prej pandemisë, një shumë mujore prej 20 mijë lekë të reja në muaj për një periudhe prej 6 muaj.
c)Dyfishimi i ndihmës ekonomike për çdo familje që trajtohet me ndihmë ekonomike.
d)Çdo pensionist të përfitojë një çek mujor prej 2 mijë lekë të reja në muaj për përballimin e kostove shtesë të pandemisë, për 6 muaj.
Pika 4- Ndihmë për biznesin e vogël: Mbështetje e drejtpërdrejtë për të gjitha bizneset e vogla të prekura nga pandemia. Çek prej 1000 euro për çdo biznes të vogël aktiv.
Pika 5- Mbështetje për biznesin prodhues dhe punëdhënësit e mëdhenj:
a)Për 6 muajt e ardhshëm, subvencionim i 50% të qirasë për ambientet e punës ose heqje e taksës së pronës për bizneset pronare të ambienteve të punës.
b)Shtrirja në kohë dhe rikonceptimi i kritereve të përfitimit nga të dy skemat e garancisë sovrane, për ta bërë më të aksesueshme dhe të përballueshme kredimarrjen nga biznesi. Përcaktimi i një tavani prej 2% të normës së interesit për biznesin, duke subvencionuar çdo përqindje mbi këtë vlerë në kredimarrjen për investime dhe shpenzime operative.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close