Bashkia nxjerr në ankand Klubin e Futbollit të Pogradecit!Por “sfumohen” biznesmenët spanjollë

Pogradeci del zyrtarisht në shitje. Ajo që ka muaj që “gatuhet”, ka marrë formë zyrtare ditët e fundit. Këshilli Bashkiak ka miratuar nxjerrjen në ankand të aksioneve të klubit të futbollit. E megjithatë, ngërçi qëndron diku tjetër: nuk asnjë ofertë zyrtare. Edhe pse ishte një kompani spanjolle e interesuar, duket se janë tërhequr (edhe pse mund të ndodhë që të futen edhe ata në garë).

Disa përfaqësues të kësaj kompanie u takuan edhe me kryebashkiakun, por vetëm kaq. Projektvendimi i Këshillit Bashkiak hap garën dhe gjithçka do të ketë formën e një ankandi. Nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe kompani të tjera ose persona juridikë që të paraqesin ofertat e tyre. Ky vendim është marrë prej pak ditësh dhe sipas ligjit, duhet të paktën një muaj që të mbyllet kjo procedurë.

Shpresohet që çdo gjë të kalojë mirë dhe interesimi të mos mungojë. Kjo nënkupton që të kalohet në një tjetër mënyrë menaxhimi dhe funksionimi, por kjo duket se nuk e shqetëson klubin. Këtë e konfirmon edhen zyrtari Kopi Gusho, që thotë:

“Ne po merremi me pjesën e procesit stërvitor, që duhet të fillojmë në mesin e muajit korrik. Ky është plani fillestar. Sa më shpejt të nisim, aq më mirë do të jetë. E kemi gati grupin dhe natyrisht do të njoftojmë edhe futbollistët për datën se kur duhet të paraqiten për startin e fazës përgatitore. Nga ana tjetër, ne si drejtues po diskutojmë edhe në lidhje me merkaton. Uroj që gjithçka të shkojë mirë”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button