Bashkia Pogradec dhuron 5milion lekë për fëmijën e sëmurë

Fëmija 3 vjeçar me sëmundje që I rrezikon jetën, bashkia Pogradec dhuron 5 milion lekë për operacionin.

I rrezikohet jeta në moshën 3 vjeçare nga një tumor në sy, dhe shpresa për shpëtim është një operacion në Turqi me kosto reth 25 mijë dollarë.

Apeli për ndihmë ndaj Joelit të vogël është ngritur këto ditë, dhe një përgjigje humanitare është dhënë nga bashkia e Pogradecit.

‘Lajm I mirë vjen sot. Me propozim të kryetarit të bashkisë Ilir Xhakolli, Këshilli bashkiak Pogradec ka vendosur të ndihmojë për operacionin e Joelit me 5 milion lekë ( të vjetra)’ ka njoftuar në fb në emër të shoqatës atdhetare Vërçuni Gentian Pere.

Ai sqaroi se propozimi I kryetarit të bashkisë Pogradec Ilir Xhakolli pritet të shqyrtohet dhe marrë miratim në Këshillin bashkiak shumë shpejt këto ditë. Kjo edhe për faktin se Joeli 3 vjeçar ka nevojë urgjente për ndërhyrjen kirurgjikale. Ndërkaq, edhe shoqata dhe individë janë kontaktuar dhe kanë dhënë sinjale pozitive për ndihmë financare që të mundësohet operacioni I fëmijës 3 vjeçar, tha Gentian Pere.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button