BB këshillon qeverinë për masat – “Faza e daljes, të adresohet informaliteti dhe mos të ndalet rindërtimi”

Sa i përket masave të 6 vendeve të rajonit për të përballuar krizën ekonomike, Shqipëria vlerësohet të jetë e dyta në rajon për vlerë absolute, me rreth 400 milionë euro ndihmë nga shteti, ose 2.4% të PBB-së.

Në raport me ekonominë, kjo ndihmë përllogaritet e 3-ta më e madhe në rajon, pas Serbisë dhe Kosovës.

“Në mënyrë që rikuperimi ekonomik të jetë sa më i qëndrueshëm në periudhë afatmesme, disa vende të rajonit duhet të punojnë për t’i bërë ekonomitë e tyre më rezistente ndaj goditjeve; të gjitha vendet duhet të vazhdojnë gjithashtu reformat strukturore me qëllim rritjen e produktivitetit”, nënvizon Banka Botërore.

Ndër të tjera, banka jep edhe disa këshilla se si duhet të veprojë qeveria shqiptare për të përballuar krizën konkrete. “Paketa e masave të politikës ekonomike do të mbrojë disa pjesë të sektorit privat nga humbjet,  por për të maksimizuar efektivitetin e masave, duhet të adresohen disa sfida të projektimit dhe ekzekutimit të tyre. Autoritetet gjithashtu duhet të mendojnë për një strategji të daljes përfundimtare nga kriza”, thotë banka duke radhitur më poshtë fazat ekonomike të daljes nga kriza. “Në një fazë të parë, ristrukturimi i kredisë dhe fondi i garancisë mund të kenë një përdorim të kufizuar, pasi bizneset mund të mos kenë shëndetin financiar dhe stimujt e duhur për të shmangur shkurtimet e vendeve të punës”.

Informaliteti i lartë vlerësohet si një problem i madh për ekonominë shqiptare pasi, sipas Bankës Botërore tregon se një pjesë e madhe e biznesit dhe e popullsisë, si rrjedhojë, nuk do të mund të përfitonin dot nga paketat e ndihmës. Institucioni këshillon edhe mbështetjen e qeverisë për sektorë të biznesit që nuk janë prekur drejtpërdrejtë nga kriza.

“Rindërtimi pas tërmetit nuk duhet të anashkalohet. Ndërsa pandemia ka ndalur përkohësisht shumë projekte rindërtimi, është thelbësore të vazhdohet atje ku është e sigurt për ta bërë këtë.

Këto projekte gjithashtu mund të  stimulojnë ekonominë e Shqipërisë në vitet 2020 dhe 2021”-thotë ndër të tjera Banka Botërore për Shqipërinë.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close