Berberi largohet nga gara në KQZ, Rama propozon këshilltarin tjetër.

Berberi largohet nga gara në KQZ, Rama propozon këshilltarin tjetër.

Odeta Berberi, këshilltare e grupit të PS-së, është dorëhequr nga gara për anëtare në Këshillin Rregullator për KQZ-në e re.

Në vend të saj PS ka propozuar këshilltarin tjetër, Arens Çela. Sipas shqiptarja.com, zëvendësimi mësohet të jetë kërkuar nga kryeministri Edi Rama.

Ende nuk bëhen me dije arsyet e kësaj kërkese të Ramës, për ta zëvendësuar me Çelën, Odeta Berberin.
Ditën e djeshme komisioni i posaçëm, pjesë e së cilit është edhe PD-ja me përfaqësues Oerd Bylykbashin, përzgjodhi emrat për KQZ-në e re që do t’i çohet Kuvendit për të votuar në seancën e 5 tetorit.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close