BERZH dhe BE mbështesin Shqipërinë, 60 mln euro hua dhe 40 mln euro grant për zhvillimin e sektorit të turizmit

60 millionë euro hua për financimin e infrastruktrurës bashkiake dhe infraskturës së transportit 

Projekti pritet të nxisë përfshirjen e grave në ekonomi dhe të ndihmojë sipërmarrjet e vogla dhe të mesme në përvetësimin aftësive dhe njohurive

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Bashkimi Europian (BE) mbështesin konkurueshmërinë e sektorit të turizmit në Shqipëri përmes nënshkrimit sot të dy Marrëveshjeve midis BERZH dhe Qeverisë Shqiptare në kuadër të Takimit të Përvitshëm të BERZH 2020 që formalizojnë bashkëpunimin në sektorin e turizmit.

BERZH do të sigurojë një hua prej 60 millionë euro për financimin e infrastrukturës së turizmit, si rrugë, ujra dhe kanalizime dhe infrastrukturës bashkiake me një fokus të vecantë në bashkitë Berat, Korcë, Fier dhe Shkodër.

BE do të sigurojë gjithashtu 40 millionë euro në grante përmes “Instrumentit të saj për Asistencë të Para-Antarësimit” për asistencë teknike dhe investime. Fondet e BE do të përdoren për restaurimin, përmirësimin dhe zhvillimin e zonave të trashëgimisë kulturore dhe zonave natyrore në vend.

Krahas kësaj, në partneritet, do të ofrohet asistencë teknike dhe mundësi trainimi të financuara nga BE për të mbështetur përmirësimin e standarteve të turizmit vendas dhe për të siguruar pjesëmarrjen e grave në zinxhirin e vlerës së turizmit në Shqipëri.

Banka do të ofrojë gjithashtu shërbime konsulence për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme të cilat janë aktive në sektorin e turizmit me aftësi dhe njohuri për përmirësimin e bizneve përmes Programit të BERZH për Këshillimin e Biznesit të vogël me mbështetjen e BE.

Deri më sot, BERZH ka investuar €1.4 miliardë euro në 100 projekte në Shqipëri ndërsa BE është donatori më i madh në Shqipëri duke siguruar mbi 700 milionë euro nga 2014 në 2020.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close