Besimtarët ortodoksë në Korçë kremtojnë ditën e ujit të bekuar.

Theofania, besimtarët ortodoksë në Korçë kremtojnë ditën e ujit të bekuar.
Besimtarët ortodoksë në Korçë kanë festuar, edhe pse në një situatë të pazakontë, 6 janarin ditën e shenjtë të ujit të bekuar. Dita që smbolizon pagëzimin e Krishtit ne lumin Jordan nga Joan Pagëzori.
Këtë vit, ceremonia e kësaj dite ndrsyhe nga vitet e mëparshme për shkak të pademise dhe masave anticovid I ka munguar rituali i hedhjes së kryqit në ujë, ku të rinj kridheshin në ujrat e ftohta për të kapur kryqin, të ndjekur nga kureshtia e admirimi i dhjetra besintarëve.
Mitropolia e shenjtë Korçë e ka zhvilluar ceremoninë e bekimit të ujit vetem në kishë me një numur të kufizuar besimtarësh. Në katedralen ‘Ngjallja e Krishtit’ ceremonia u drejtua nga Mitropoliti Imzot Johani me mbajtjen e liturgjisë hyjnore ku u këndua Ungjilli, sipas të cilit në momentin e pagëzimit në lumin Jordan nga shën Johan Pagezori , sapo Krishti doli nga uji, shpirti I shenjtë zbriti mbi të në formën e një pëllumbi e një zë u dëgjua nga qielli që tha ky është biri im I dashur.
Më pas në katedrake u bë rituali I bekimi të ujit nga imzot Joani dhe klerikët si dhe sperkatja me janazmo për shëndet e mbarësi.
Besimtarët kanë ndezur qirinj dhe kanë marrë ujin e bekuar për ta çuar në shtëpi, një traditë e besimi ortodoks, duke përcjellë edhe urimet me lutjet ndaj zotit për të kaluar sa më shpejt nga padnemia që ka pllakosur gjithë botën.
Për shkak të pademisë, këtë vit nuk u zhvillua as akandi I korave por besimtarët kanë vijuar ritualin me marrjen e tyre për ti mbajtur 40 ditë pranë familjes .
Imazhi mund të përmbajë: një ose më shumë njerëz, turmë, pemë, Kapelë dhe jashtë
532
90 komente
6 ndarje
Pëlqej

Komento
Ndaj

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button