Bie nga lartësia 16-vjeçari, humb jetën, kishte hipur në taracë për të pirë cigare, por…

Një ngjarje tejet e rëndë ka ndodhur në Gjakovë ku një 16-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga një lartësi.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj ka konfirmuar se 16-vjeçari ka rënë nga kati i gjashtë i objektit, ndërsa ka dhënë edhe detaje se si ka ndodhur ngjarja.

“Datë 15.07.2021, para mesnate, në rrugën ‘Ali Pashë Tepelena’ -Gjakovë, viktima e moshës 16 vjeçar së bashku me dy shokë kishin hipur në një objekt gjashtë (6) kate i cili ishte ne ndërtim e sipër për të konsumuar cigare”, u shpreh ai.
Gjithashtu ai shpjegoi se “Objekti ishte i pasiguruar, pa rrethoja të shkallëve dhe në një moment viktima nga kati më i lartë ka rënë në hapësirën që ishte e dedikuar për ashensor”
Gjurkaj tha se “fillimisht viktima kishte pësuar lëndime të rënda trupore më pastaj i njëjti është dërguar me ane te ndihmës se shpejte ne emergjencën e spitalit “Isa Grezda”-Gjakovë ku rreth orës 00:30 ka ndërruar jetë”.
“Rastit ju kane përgjigjur te gjitha njësitë relevante policore dhe Prokurori i Shtetit dhe me urdhër te tij trupi i pa jete dërgohet ne obduksion. Rreth orës 03:00 kane arritur ekipi i mjekësisë ligjore ku e kanë marrë trupin e pajete dhe janë nisur ne drejtim te institutin e mjekësisë ligjore. Rasti në vijimësi te hetimeve”, shtoi ai.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button