Bienalja Ndërkombëtare e Karikaturës, “Buzëqeshje ballkanike”, Ditët e humorit Niko Nikolla, nis aty ku mbaron

Një aktivitet shumë dimensional kushtuar karikaturës, e cila përfshiu organizimin e një tryeze të rrumbullakët, ku u tregua për zhvillimin e karikaturës dje dhe sot, dhe për sfidat që Albanian Excellence mori përsipër si ideatore e këtij aktiviteti dhe çmimet në të ardhmen, duke filluar nga organizimi i shkollës verore për karikaturën , vlerësimin përmes organizimit të aktiviteteve të karikaturistëve që nuk jetojmë më, por dhe atyre që janë në aktivitet deri në krijimin e një shtëpie të humorit në Shqipëri me emrin Niko Nikolla.

Nuk ishte një aktivitet normal brenda kornizave, por shumë dinjitoz, parashikues për zhvillimin e këtij aktiviteti, i cili nuk mbaroi aty ku filloi, por filloi aty ky mbaroi.

Po kështu prezantimi i 150 karikaturave në Sheshin e Trëndafilave përshfaqi të gjithe atë informacion që kjo Bienale kishte orietuar për publikun, por edhe në shtyp për të paktën 60 karikatura nga 50 vende nga e gjithë bota të ardhura në emër të saj.

Buzë liqenit të Ohrit, në një mbrëmje magjike u prezantuan trendet më të fundit të karikaturave botërore,  të cilat tregonin përmes gjuhës universale që kjo giini e artit figurativ jep probleme të tilla sociale si armatimi, problemet e mjedisit, mënyra e trajtimit të fëmijëve, buzëqeshja dhe frika ndaj Covid- 19, sfidat e gadishullit të Ballkanit.

Por kënaqësi ishte edhe takimi i karikaturistëve pjesëmarrës në këtë bienale me qytatarë pogradecarë nëpërmjet realizimit tëë karikaturave portret që ata bënin në flladin e liqenit, duke përjetësuar këtë aktivitet nëpërmjet këtij kujtimi kaq të bukur që të jep fizionomia e potretit tënd nëpërmjet humorit.

No description available.

Rrjetet sociale shërbyen që pavarësisht mospjesëmarrjes për shkaj të Covid- 19 të artistëve fitues, ata të ishin prezent virtualisht,  dhe të përjetonin realizimin dinjitoz të këtij aktiviteti të zhvilluar për herë të parë në Shqipëri.

Çmimet 

Me pjesëmarrjen e personaliteteve të shquara nga fusha të ndryshme dhe drejtues vendorë e qendrorë, nata gala solli spektakël dhe plot surpriza, ku u ndanë dhe çmimet.

-Çmimi i parë shkoi për Angel Boligan, Meksikë.

-Çmimi i dytë shkoi për Pel Leurs Balkan, Luxemburg

-Çmimi i tretë për Arben Meksi, Shqipëri.

Kjo bienale e para e këtij formati në vend u organizua nga Albanian Exellence dhe Bashkia Pogradec në nder të publicistit dhe shkrimtarit të njohur të humorit,  pogradecarit Niko Nikolla.

Pergatiti: Eglantina Alliaj

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also
Close
Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com