Bizneset ndjekin ‘këshillën’ e Edi Ramës, marrin punëtorë nga Bangladeshi

Nazmul Haque, 40 vjeç, prej një muaji ka ardhur në Shqipëri nga Bangladeshi për tu punësuar në një fabrikë të trajtimit të mbetjeve shtazore në qytetin e Lezhës.

Unë jam i martuar dhe kam dy fëmijë, por duke qenë se në vendin tonë nuk na jepet mundësi punësimi u detyrova të vi këtu,” thotë Haque, i cili thotë se është i kënaqur me kushtet e punës, ndërsa pronari i ka siguruar gjithashtu ushqimin dhe fjetjen.

Problem mbetet gjuha, por po mundohemi ta mësojmë,” shtoi 40-vjeçari.

Haque nuk është i vetëm. Në fabrikën e përpunimit të mbetjeve me origjinë shtazore “INCA” në qytetin e Lezhës, janë punësuar rishtazi 10 punëtorë nga Bangladeshi.
Drejtuesit e kësaj sipërmarrje theksojnë se mungesa e krahut të punës në vendin tonë, i ka detyruar që t’i kthejnë sytë nga vendet e tjera të botës dhe janë në pritje të lidhjes së kontratave të tjera me punëtorë të huaj.
“Me zgjerimin e kompanisë tonë lindi nevoja për fuqi punëtore,” tha Iris Gruda, drejtoreshë e prodhimit të kompanisë.
“Duke qenë se nuk kemi mundur të sigurojmë fuqi punëtore këtu në Shqipëri, po detyrohemi të marrim punonjës të huaj,” shtoi ajo.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button