Biznesmeni për 300 mijë lekëshin e Ramës: Boll më me paga qesharake! Maqedoni e Veriut e ka 350, Mali i Zi 410, Serbia 430

Biznesmeni Altin Bamllari mendon se është qesharake paga minimale e vendosur nga kryeministri Rama prej 300 mijë lekë të vjetra.

Bamllari sjell në vëmendje vendet e rajonit teksa bie në sy fakti që Shqipëria ka pagën më të ulët edhe se Maeqdonia e Veriut.

“Për mua paga minimale duhet ngritur akoma më shumë se 30 mijë lek. Boll më me paga qesharake. Maqedonia e Veriut e ka 35 mijë, Mali i Zi 41 mijë, Serbia 43 mijë. Mos flasim për Kroacinë e Greqinë (respektivisht 68 mijë dhe 95 mijë).

Ajo që s’më vjen mirë është që këto rritje bëhen në kohë fushatash. I mirëkuptoj fasonët dhe biznesin përtej qendrave të rëndësishme, por nuk ka turp më të madh që të jemi të fundit në paga, ndërkohë që me çmime nuk kemi diferenca të mëdha. Pastaj.., sa më shumë të marrin njerëzit, aq më shumë do rritet konsumi. Jo po do falimentojnë bizneset, jo po do rritet papunësia. Njerëzit s’duan të punojnë pikërisht prej rrogave kaq të ulta dhe sepse ndihen të depersonalizuar”, shkruan Bamllari.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close