Bjellorusi: mandati i ri i Lukashenkos nuk është i vlefshëm për BE-në

Bashkimi Europian nuk e njeh Aleksandër Lukashenkon si president të Bjellorusisë, një ditë pasi u betua, në një ceremoni sekrete.

Shefi diplomatik i bllokut (BE), tha se nuk morën pjesë në ceremoninë sekrete, ku zgjedhja e re nuk ishte demokraci legjitime. Opozita, pohon gjithashtu, se zgjedhjet u manipuluan në favor të Lukashenkos. Shumë nga figuarat e opozitës janë larguar nga vendi, për shkak të frikës së arrestimeve. Por, gjithësesi, protestat anti-Lukashenko vazhdojnë.

Komisioni i zgjedhjeve vendore, tha se z. Lukashenko, i cili ka qenë në pushtet prej 26 vjetësh, fitoi më shumë se 80% të votave. Duhet patur parasysh se Lukashenko është 66 vjeç.  

Ashtu si 27 vendet e Bashkimit Evropian, edhe SHBA nuk njohi rezultatin e zgjedhjeve. Por z. Lukashenko vazhdon të ketë mbështetjen e aleatit të tij më të rëndësishëm, Rusisë. Nuk duhet të lënë pa përmendur se në fillim të muajit, Lukashenko siguroi një hua prej 1.5 miliardë $ nga Rusia.

Ermir Sholla

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close