Bjellorusia mbyll kufirin me dy vendet e NATO-s dhe mobilizon ushtrinë

Bjellorusia ka mbyllur kufirin me Poloninë dhe Lituanin dhe ka vënë ushtrinë në gjendje të gatishmërisë së lartë.

Vendimin drastik të Minskut e ka zyrtarizuar vetë presidenti Alexander Lukashenko gjatë një forumi të kushtuar grave.

“Jemi të detyruar të tërheqim trupat nga rrugët, të vejmë ushtrinë në gjendje gatishmërie dhe të mbyllim kufijtë”, deklaroi Lukashenko. Presidenti bjellorus akuzon Poloninë dhe Lituaninë si vende që po komplotojnë për të përmbysur pushtetin e tij me anë të protestave të mbështetura financiarisht.

Pjesërisht këto akuza shkojnë edhe në drejtim të Ukrainës, kufiri me të cilën është vetëm pjesërisht i mbyllur.

Lukashenko i bëri apel liderëve të këtyre vendeve të mos ndërhyjnë në politikën e brendshme të vendit të tij, duke përmendur edhe fjalën “luftë”, ndoshta për të herë të parë në mënyrë kaq direkte. “Nuk dua që të kemi luftë. Nuk dua as që Polonia, Lituania dhe Ukraina të jenë teatër lufte. I bëj apel popujve të këtyre vendeve të ndalin liderët e tyre të çmendur dhe mos të lënë që lufta të shpërthejë”, deklaroi Lukashenko.

Më shumë se 7 mijë persona janë arrestuar nga forcat e rendit bjelloruse deri më tani, pas valës së protestave opozitare që denoncojnë manipulimin e zgjedhjeve të fundit.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close