Bledi Çomo kërkon besimin e qytetarëve për tu bërë deputet..

Së pari më lejoni që të kërkoj prej jush të jeni gjithmonë vigjilentë ndaj pandemisë Covid19, pasi shëndeti është i rëndësishëm para gjithçkaje. Pasi arrita të fitoj betejën me këtë virus, tashmë një tjetër betejë kemi përpara, vazhdimësinë e qeverisjes së socialistëve në mandatin e tretë si e vetmja forcë politike e cila me punën e saj të deritanishme dhe programin për 4 vitet e ardhshme do të çojë edhe më përpara Shqipërinë.

Dua të shpreh mirënjohjen time të pakufizuar për Kryetarin e Bashkisë Pogradec z. Ilir Xhakolli dhe stafin e kësaj bashkie për bashkëpunimin që kemi pasur në këto 1 vit e pak muaj në drejtimin e këtij institucioni. Në kaq pak kohë ne kemi arritur sëbashku që të kthejmë shpresën e zhvillimit për Pogradecin e njësitë e tij. Dhjetra projekte të nisura, disa prej tyre të përfunduara dhe shumë të tjerë në proçes. Kaq shumë punë të bëra në 1 vit dhe të tjerat që janë në proçes, tregojnë se ne jemi forca e duhur që do të çojmë përpara edhe më shumë Pogradecin.

Nuk mund të lë pa falenderuar të gjithë bashkëpuntorët dhe anëtarët e Partisë Socialiste të Pogradecit, me të cilët përgjatë këtyre viteve kemi arritur rezultate spektakolare në çdo fushatë zgjedhore. Por nuk mbaron këtu, pasi tashmë kemi një sfidë edhe më të madhe përpara e cila do të arrihet me sukses falë punës të të gjithëve.

Së fundmi dy fjalë edhe për sfidën e fundit që të gjithë sëbashku kemi përpara.

I propozuar nga strukturat lokale të partisë kam pranuar kandidaturën për të qenë përfaqësuesi i Pogradecit, Mokrës, Gorës, Buçimasit, Udënishtit, Çerravës por edhe i të gjithë Qarkut Korçë në Kuvendin e Shqipërisë. Pogradeci në vitet e fundit ka marrë shumë investime, shumë të tjera kanë nisur pasi kemi marrë drejtimin e bashkisë, por duhet shumë më shumë. Për përmirësimin e mëtejshëm të infrastrukturës, turizmit, bujqësisë, arsimit, punësimit dhe çdo shërbimi jetik.

Tek unë, Bledi Çomo nuk do të shihni një deputet, unë do jem gjithmonë Bledi Çomo, unë do jem njeriu i cili në çdo kohë do ju përgjigjet pavarësisht orës apo ditës. Do jem bashkë me ju, në çdo kohë, për hallet, shqetësimet dhe kërkesat tuaja. Do jem ai deputet që të gjithë duan, njeriu i terrenit dhe sa më afër problemeve. Pogradeci ka fatin që qeverisjen lokale e ka të majtë, ç’ka do të thotë se bashkëpunimi me qeverisjen qëndrore do të jetë edhe më i madh për t’i dhënë banorëve të kësaj bashkie atë çfarë ata meritojnë dhe e kanë merituar prej vitesh.

Unë jam pogradecar, i njoh shumë mirë të gjitha problematikat që ka qyteti e fshati dhe si i tillë do jem edhe zëri juaj opozitar në Parlament. Partia Socialiste do fitojë mandatin e 3-të qeverisës dhe të gjithë sëbashku do të vijojmë rrugën e pandalshme të zhvillimit për Shqipërinë dhe Pogradecin. Ne nuk kemi kohë për pushim përballë të ardhmes që ka Shqipëria jonë. Faleminderit për suportin që jeni duke më ofruar deri më tani, mesazhet e telefonatat për mbështetje, sëbashku do ja dalim për më të mirën!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button