Bonusi i pensionistëve/ Denaj: Shpresat që ta kemi edhe këtë fundviti janë të plota

Rreth 650 mijë pensionistë në të gjithë vendin pritet të përfitojnë bonusin në fund të vitit.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj deklaroi sot se shpresat janë të plota që të gjenden hapësirat në buxhet për ta shpërndarë bonusin te pensionistët si çdo fundviti.

“Bonusi për pensionistët nuk është parashikuar në ndryshimet që i janë bërë buxhetit në muajin korrik. Por bonusi asnjë vit nuk ka qenë i parashikuar në buxhet. Janë gjetur hapësira buxhetore për ta shpërndarë dhe shpresat që ta kemi edhe këtë fundviti janë të plota”, deklaroi ministrja Denaj./a.gjonaj/j.p/r.e/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button