“Brenda mandatit të tretë Shqipëria do të marrë datën për anëtarësim në Bashkimin Europian”

Kryetari i Grupit Parlamentar te Parrtise Socialiste, Taulant Balla bën një premtim të rëndësishëm për të gjithë opinionin publik.

Ai zgjodhi emisionin HARD TALK nga Roland Qafoku në Grupin Mediatik “FJALA” për të deklaruar se  benda mandatit  të tretë synohet që  Shqipëria të marrë një datë për anëtarësim në BE.

-Ju uroj të gjithë socialistëve dhe progresistëve shqiptarë këtë moment të rëndëishëm të maturimit të mëtejshëm të forcës më të madhe politike jo vetëm në Shqipëri por në mbarë trojet shqiptare, dhe që e gjen PS në një etapë të rëndëishme teksa përgatitemi për 9 majin e vitit 2021 ku presim të rikonfirmohemi në përgjegjësinë e rëndësishme historike ,mandati i tretë në të cilin ne do kemi përmbyllur dhe unë besoj do kemi dhe datën një datë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Pra do kemi përmbyllur bisedimet për anëtarësim, dhe përgjatë atij mandati.

-Brenda mandatit të tretë nëse ju e fitoni, Shqipëria do bëhet anëtare e BE?

-Më falni, ju thashë do kemi marrë një datë, do kemi përmbyllur negociatat për anëtarësi, dhe kur mbyllen bisedimet Këshilli dhe vendet anëtare përcaktojnë një datë të mundshme por ajo që po ju them, me ekipin e krijuar të negociatorëve të kryesuara nga një diplomat me shumë eksperiencë si Zef Mazi ne do kemi mundësi që në një kohë rekord krahasuar me eksperiencat e vendeve të tjera, duke qenë se në dy prej kapitujve më të rëndëishëm, kapitulli 23-24 që hapen të p[arët dhe mbyllen te fundit ne kemi bërë hapa historikë, por ajo që unë kam bindjen është që familja e progresistëve dhe socialistëve shqiptarë në vitin e 29 të historisë së tyre, i gjen me përgjegjësi të mëdha por edhe me angazhimin e të gjithëve për të vijuar në këtë drejtim.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close