Buxheti financoi 400 kontrata investimesh – 2019/ U shpenzuan mbi 600 milionë euro, transporti mori pjesën më të madhe

Afro 75 miliardë lekë apo 604 milionë euro shkuan për investime gjatë vitit 2019, me realizim 82.8 përqind në raport me planin vjetor fillestar dhe 87.1 përqind sipas aktit të fundit normativ. Referuar të dhënave të pasyqyruara në “Buxhetin faktik 2019” të dërguar për diskutim në komisionet parlamentare, projektet e investimeve me financim të brendshëm kanë shënuar një realizim në masën rreth 50.6 miliardë lekë ose 89 përqind në raport me planin vjetor fillestar ndërsa ato të investimeve  me financim të huaj janë realizuar në masën rreth 23.5 miliardë lekë ose 72 përqind në raport me planin vjetor fillestar.

Sipas Ministrisë së Financave, fondet buxhetore të alokuara për investime kanë prekur sektorë si: Infrastruktura, Energjia, Arsimi, Shëndetësia, Turizmi, Rendi dhe Siguria Publike etj, ku në total me buxhetin e vitit 2019 janë financuar dhe mbyllur rreth 400 kontrata investimesh.  Vlerën më të lartë e kapin 15 kontratat e transporti rrugor me afro 7.7 miliardë lekë, të ndjekura nga invetsimet  e bëra në ambientet sportive të shkollave 9-vjecare dhe të mesme me 2.8 miliardë lekë, në sistemin e ujësjellës kanalizimeve. Ndërsa diferencat në realizimin me planin fillestar, sipas financave, lidhen kryesisht me mosrealizimin në kohë të procedurave të prokurimit, pavarësisht angazhimit nga institucionet buxhetore.

Shpenzimet kapitale 2019

Financim i brendshëm 50.6 miliardë lekë

Financim i huaj  23.5 miliardë lekë

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close