“Çdo votë për LSI është votë kundër Drejtësisë! Çdo votë për PD është votë për Ilirin e Saliun”

Pas deklaratës me tone të ashpra të Ilir Metës sot para gazetarëve, ka ardhur edhe reagimi nga Edi Rama.

Kryeministri shkruan se ndërkohë që Lulzim Basha “ha përshesh”, Ilir Meta shan dhe lajthit publikisht

“Sa herë Ilir Meta del, flet, bërtet, shan, lajthit, aq herë e bën të qartë se zgjedhja e 25 prillit është një zgjedhje mes Drejtësisë dhe Ilir Metës; çdo votë për LSI është një votë kundër Drejtësisë dhe çdo votë për PD është një votë për Ilirin e Saliun; Luli thjesht ha përshesh” – shkruan Rama në Twitter.

Meta deklaroi sot se Bashkia e Tiranës ka kaluar në vetëgjyqësi në nxjerrjen jashtë ndërtese të partisë Fryma e Re Demokratike. Në deklaratën e tij nuk munguan thirrjet që populli të çohet kundër atyre që Presidenti i quan mafia ndërkombëtare dhe lokale.

/a.r

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button