Celibashi merr detyrën si Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve


Celibashi ka marrë detyrën si Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve. Në një prononcim të shkurtër për mediat ai u shpreh se do ta ushtrojë këtë funksion me paanshmëri dhe transparencë.
Celibashi foli edhe për përdorimin e teknologjisë në zgjedhje, ku tha se do të bëjë maksimumin që procesi të jetë sa më ligjor.
“Do të bëjmë gjithçka që është e mundur dhe e lejueshme nga ligji që procesi të jetë ligjor, por edhe koha ka rëndësinë e vet sepse bën sensi që rezultati i zgjedhjeve të dalë sa më shpejt të jetë e mundur.
Edhe në të shkuarën ka patur zgjedhje jo vetëm që janë pranuar nga palët dhe faktori ndërkombëtar në përgjegjësi ka patur vërejtje për zgjedhjet në Shqipëri, por nuk është situata kaq e zezë. Ka patur zgjedhje që prej faktorit ndërkombëtar që kanë marrë vlerësime”, tha Celibashi.
Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve tha gjithashtu se me fillimin e procedurave të regjistrimit të kandidatëve do të nisë edhe procesi i dekriminalizimit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button