Censusi i shpendëve dimërues në Liqenin e Ohrit: 18 000 individë, 24 lloje

Nga Gani Bego

Censusi i shpendëve dimërues në liqenin e Ohrit u zhvillua në 12 Janar 2021 nga Administrata e Zonave të Mbrojtura në bashkëpunim me organizata që merren me mbrojtjen e mjedisit.
Ky vit, shënon 55 vjetorin e censusit ndërkombëtar të shpendëve të ujit. Organizohet në 146 vende për të numëruar shpendët nëpër mijëra ligatina të botës.
Përpjekjet e para për të zbatuar censusin në vëndin tonë datojnë që në vitin 1993.
Që prej viti 2016, prej 6 vitesh, ky aktivitet organizohet nga AKZM (Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura) në bashkëpunim me Administratat Rajonale të Zonave të Mbrojtura, si dhe në bashkëpunim me shoqata të ndryshme të cilat kanë fokus kryesor mjedisin.
Censusi është një aktivitet mjaft i rëndësishem për të kuptuar situatën e përgjithshme të liqenit, sepse shpendët në mjaft raste janë indikatorë shumë të mirë, mund të tregojnë efektet e ndryshimeve klimaterike në zonë, mungesën apo prezencën e habitateve, prezenca e disa llojeve tregon cilësinë e ujrave etj.
Përmes censusit dimëror të shpendëve është e mundur që të fitohen të dhëna të besueshme në lidhje me shpërndarjen e përgjithshme të shpendëve në të gjithë vendin (dhe rajonin në rastin e Liqenit të Ohër) si dhe e habitateve të tyre.
Numërimi perfshin gjithë vijën bregliqenore, nga Tushemishti në drejtim të Linit, gjithsej janë përcaktuar 10 pika vrojtimi në të gjithë bregun, pika në të cilat kryhet numërimi cdo vit, pra janë pika të njohura tashmë. Numërimi bëhet njëkohësisht dhe në pjesën maqedonase të liqenit.
Ky vit për shkak dhe të temperaturave më te ulta, të cilat janë një nga faktorët kryesor, kishte praninë më të madhe të shpendëve dimërues në liqenin e Ohrit, në një numër total prej rreth 18 000 individësh dhe 24 lloje.
Burimi:/BASHKIA-POGRADEC/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button