Çështja e detit/ Deklarata e Mitsotakis në Parlamentin grek: Në parim ka një marrëveshje me Shqipërinë

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis thotë se Greqia dhe Shqipëria kanë arritur parimisht një marrëveshje që çështjen e kufirit detar ta zgjidhin në Hagë.

Deklarata e tij u bë në Parlament, ndërsa kreu i qeverisë greke i drejtohej liderit të opozitës, Aleksis Tsipras.

“Ju nuk arritët të arrinit një marrëveshje për zonat ekskluzive ekonomike me Italinë dhe Egjiptin. Vendi aktualisht ka një marrëveshje të nënshkruar për demarkacionin gjeografik me Italinë. Është e vështirë të negociohet marrëveshja e pjesshme e demarkacionit me Egjiptin. Dhe në parim ka një marrëveshje me Shqipërinë për të referuar çështjen e Zonës Ekskluzive Ekonomike në Hagë pasi Greqia ka zgjeruar ujërat e saj territoriale”, tha thënë Mitsotakis, shkruan gazeta “Protothema”.

Teksa vazhdoi më tej, Mitsotakis tha: “Kam dëgjuar shumë për sovranitetin dhe të drejtat sovrane. Më lejoni të sqaroj edhe një herë: E drejta për të zgjatur 12 milje është një e drejtë e njëanshme e patjetërsueshme e vendit. Nuk diskutohet, nuk kushtëzohet. Qeveria Demokracisë së Re ishte e para që e bëri këtë, duke filluar në Jon. Dihet gjithashtu pse ujërat territoriale në Egje nuk janë zgjatur nga asnjë qeveri. Kjo nuk do të thotë që vendi nuk ka të drejtë”.

Pak ditë më parë, gjatë vizitës së ministrit grek Nikos Dendias në Tiranë, Rama tha se se Shqipëria dhe Greqia kanë rënë dakort që për çështjen e detit do i drejtohen drejtësisë ndërkombetare.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close