Çfarë do të na sjellë Jozefina Topalli në politikë?

Çfarë do të na sjellë Jozefina Topalli në politikë?

Unë kam respekt për Jozefina Topallin. Nuk kam njohje të drejtëpërdrejtë, mbaj mend ta kem takur gjithsej nja dy herë personalisht. Edhe pse vlerësimet janë çështje konsideratash personale, unë e kam konsideruar gjithmonë si një grua dhe politikane të fortë, që meritonte të drejtonte partinë ku ka kontribuar vite me radhë.

Por vendimin e saj për tu rikthyer, apo vazhduar kontributin politik me një parti të re, unë siqerisht nuk e kuptoj. Nuk jam kundër nismave, ngado të vijnë ato. Unë bej pjesë tek njerëzit që e kam thënë çdo herë e me zë të lartë, se Shqipëria ka nevojë për një aktor të tjetër por të thyer dyshen e rrotacionit PD(+LSI) – PS(+LSI).
Por kjo nuk mund të jetë zonja Topalli. Megjithëkëtë, është e drejta e saj të hidhet në fushë me një ekip të ri.

Por sërish pyetjet që bëj janë:

Çfarë të reje do të sjellë ajo në politikën shqiptare?

Nëse ajo ka ide shumë të mira për këtë vend, çfarë e pengoi ti prezantonte apo realizonte për 25 vjet sa ka qenë në forumet më të larta në PD?

Për çfarë dhe me çfarë premtimesh do ua kërkojë ajo votat shqiptarëve?

Çfarë kauzash dhe idealesh të reja do të ketë ajo sot, pas afro 30 vjetësh në majat më të larta të politikës dhe pushtetit?

Në të njëjtat kushte janë edhe simotrat e tjera, parti të dala nga PD pasi drejtimin aty e mori Basha.

Sinqerisht, nuk jam i shqetësuar se ajo do të dobësojë PD-në, dhe i konsideroj si veprime të ulëta sulmet që PD po bën sot kundër saj. Por jam i shqetësuar, sepse sa herë krijohen kushtet dhe bëhet ulëritëse nevoja për aktorë të vertetë që të mund të sjellin ndryshime reale, të prodhojnë alternative të reja, ide të reja për ekonominë dhe vendin, politikën shqiptare e zënë dhimbjet e lindjes dhe pjell kësi krijesash.

Unë do të doja shumë që partia e re e Topallit të ngjallte dhe frymëzonte shpresë, të shërbente si një referim për ata që duan të jetojnë dhe kontribojnë në vendin e tyre.

Por sërish s’më lë pyetja: Ku ndryshon Jozefina e “re” nga ajo e “vjetra”, çfarë do të bëjë më shumë e më mirë sot, kur ka patur të gjithë kohën e duhur për ta bërë këtë?

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com