Cila është rëndësia e vitaminës C, D dhe zinkut në luftën kundër Covid-19.

Asnjë suplement nuk mund të shërojë ose parandalojë sëmundjen e shkaktuar nga koronavirusi. Asnjë suplement, dietë apo stil jetese nuk mund t’ju mbrojë nga virusi, po aq sa distanca sociale dhe praktikat e duhura të higjienës. Por megjithatë ato janë të rëndësishme për forcimin e sistemin imunitar.
Vitamina D
Vitamina D përmirëson efektet luftuese ndaj patogjenit dhe ul inflamacionin, që ndihmon në rritjen e përgjigjes imunitare. Shumë njerëz kanë mungësë të kësaj vitamine, e cila mund të ndikojë negativisht në funksionin imunitar. Nivelet e ulëta të vitaminës D shoqërohen me një rrezik në rritje të infeksioneve të traktit të sipërm respirator, përfshirë gripin dhe astmën alergjike. Disa studime tregojnë se plotësimi me vitaminë D mund të përmirësojë përgjigjen imune. Në fakt, studimet e fundit sugjerojnë që marrja e kësaj vitamine mund të mbrojë organizmin nga infeksionet e traktit respirator. Studime të tjera tregojnë se vitamina D mund të përmirësojë përgjigjen ndaj trajtimeve antivirale te njerëzit me infeksione të caktuara.
Zinku
Zinku është një mineral që zakonisht u shtohet suplementeve dhe produkteve të tjera të kujdesit shëndetësor që kanë për qëllim të rrisin sistemin tuaj imunitar. Kjo sepse zinku është thelbësor për funksionimin e sistemit imunitar. Zinku është i nevojshëm për zhvillimin dhe komunikimin e qelizave imune dhe luan një rol të rëndësishëm në përgjigjen inflamatore. Studime të shumta zbulojnë se suplementet e zinkut mund të mbrojnë nga infeksionet e traktit respirator si ftohja e zakonshme. Zinku mund të ndihmojë gjithashtu në uljen e kohëzgjatjes së ftohjes së zakonshme.
Vitamina C
Vitamina C është ndoshta suplementi më i popullarizuar që merret për të mbrojtur nga infeksioni për shkak të rolit të saj të rëndësishëm në shëndetin imunitar. Kjo vitaminë mbështet funksionin e qelizave të ndryshme imune dhe rrit aftësinë e tyre për të mbrojtur kundër infeksionit. Suplementet me vitaminë C përdoren për të zvogëluar kohëzgjatjen dhe ashpërsinë e infeksioneve të traktit të sipërm respirator, duke përfshirë ftohjen e zakonshme.
Kujdes: Për çdo suplement, qoftë vitaminë C, D apo zink, ju lutem këshillohuni paraprakisht me mjekun e familjes në lidhje me dozën dhe mënyrën e përdorimit.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close