Covid-19/Faza 2, termoskanera në hyrje të shkollave, dyqaneve, zyrave dhe vendet e punës

Organizata Botërore e Shëndetit, OBSH, ka hartuar gjashtë kërkesa të nevojshme për të shkuar në fazën 2 të pandemisë nga koronavirusi, kërkesat që, për momentin, pak shtete janë në gjendje t’i plotësojnë të gjitha.

Po cilat janë këto gjashtë kërkesa?

Kërkesa numër një: Kontrollimi i transmetimit të infeksionit.

Dy: Një sistem shëndetësor i aftë për të zbuluar, testuar, izoluar dhe trajtuar çdo rast dhe gjurmuar çdo kontakt.

Tre: Minimizimi i rreziqeve në institucionet e kujdesit shëndetësor dhe shtëpitë e të moshuarve.

Katër: Zbatimi i masave parandaluese në vendet e punës, në shkolla dhe në vendet e tjera ku nuk mund të shmanget qasja e njerëzve.

Pesë: Menaxhimi i rreziqeve prej infeksioneve të importuara

Gjashtë: Komunitetet duhet të jenë plotësisht të arsimuar.

Duke lexuar kërkesat e OBSH, duket se shumë vende të Europës nuk janë optimist aq sa duhet.

Megjithatë në Itali duket se ka nisur të mendohet seriozisht në fazën 2, faze në të cilën ndër të tjera parashikohet rihapja e ndërmarrjeve prodhuese/

Zëvendës Ministri i Shëndetësisë në Itali, Pierpaolo Sileri tha se “Shkolla, dyqanet, zyrat, ndërmarrjet duhet të sigurojnë rregulla mbrojtëse dhe mbi të gjitha ata duhet të jenë në kontakt të vazhdueshëm me specialistët e shëndetit pët të marrë udhëzime”.

Po sipas tij, duhet të vendosen termoskanera në hyrje të të gjitha vendeve të punës ku dhe nuk duhet të mungojnë dorezat, maskat ​​dhe dezinfektuesit.

Gjashtë rregullat e OBSH do të jenë vendimtare në funksion të zbutjes së masave të bllokimit dhe izolimit dhe rihapjes graduale në të gjitha vendet.

Zëvendësministri i Shëndetësisë në Itali theksoi se termoskaneri “është një masë e domosdoshme pasi temperatura është një nga simptomat karakteristike të sëmundjes nga koronavirusi dhe për këtë arsye ato duhet të jenë kudo”.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close