COVID-19 në Shqipëri/ Vetëm 6 raste të reja në 24 orët e fundit, shkon në 856 numri i të infektuarve

Në 24 orët e fundit janë shënuar 6 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri duke e çuar numrin total në 856.

Në komunikmin e përditshëm Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se ishin bërë 224 testime dhe vetëm 6 prej tyre rezultuan pozitivë. 3 raste ishin në Tiranë dhe 3 të tjera në qytetin e Krujës.

Përqindja e pozitivitet ditor 2.67 % e totalit të testimeve. 198 raste aktive, më pak se 15% e tyre po trajtohen në spitale

Marjeta Dervishi, nga Instituti i Shëndetit Publik tha se situata epidemiologjike në vend paraqitet e qëndrueshme mbeshtetur në identifikimin e rasteve të deritanishme dhe gjurmimin epidemiologjik në mënyrë aktive.

COVID-19 – Statistika (9 Maj 2020)
Teste të kryera 10268

Raste pozitive 856
Raste të shëruara 627
Raste Aktive 198
Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 95
Krujë 63
Shkodër 17
Kamëz 9
Fier 4
Kurbin 3
Elbasan 3
Mirditë 1
Berat 1
Durrës 1
Korçë 1

/e.rr

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close