Pogradec konfirmohet me covid-19 një person, 78 raste të reja në 24 orë, rekordin e mban Shkodra

Vazhdon rritja e rasteve të reja me koronavirus pothuajse ne gjithe vendin dhe shtrimeve te reja ne spital.

Testimi i bërë në personat e dyshuar gjatë 24 orëve të fundit ka konfirmuar 78 raste të reja me COVID-19.

Numrin me te larte te prekurve e ka Shkodra me 14, Kruja, 13 dhe Tirana me 12 raste.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 344 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 78 raste pozitive.
Një pjesë e mirë e rasteve ditore lidhen me kontakte të rasteve të mëparshme pozitive, ndërkohë që vazhdon hetimi për raste të reja.
Numrin më të lartë të të prekurve ditorë e ka Shkodra me 14 raste, në Krujë janë identifikuar 13 të prekur, Tirana ka 12 raste, 9 janë identifikuar në Pukë, 6 në Delvinë, nga 4 raste në Gjirokastër, Vlorë, Kukës, nga 2 raste në Kamëz, Durrës, Fier, dhe nga 1 rast përkatësisht në Kurbin, Korçë, Kavajë, Lushnje, Mirditë, Pogradec“, bën me dije Ministria.

Mininistria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet qytetarëve të shmangin vendet me grumbullime, pasi janë burim për përhapjen e infeksionit.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close