COVID-19 prek zyrtarët e drejtësisë, mbyllet deri më 17 mars Gjykata e Pogradecit

VOTO PS 12 - BLEDI COMO Nr. 8

Gjykata e Pogradecit ka pezulluar punën deri më 17 mars për shkak të rasteve me COVID-19.

Të prekur rezultojnë tre gjyqtarë dhe katër sekretare si edhe drejtuesja e prokurorisë.

Kryetarja e gjykatës rezulton ta ketë kaluar COVID-in më herët edhe për këtë me shumë mundësi do të qëndrojë në gatishmëri për masat e sigurisë.

Ka qenë njëra prej sekretareve që ka rezultuar pozitive tre ditë më parë dhe më pas ka infektuar edhe të tjerët. Ndërkohë që rastet me Covid janë shtuar edhe në Bashkinë e Pogradecit ku rezultojnë të prekur tre zv/kryetarë dhe disa drejtorë drejtorish.Ndërkohë që për shkak të rezultimit pozitivë të drejtueses së Prokurorisë Pogradec, nesër i gjithë stafi do i nënshtrohet tamponit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com