COVID-19/ Shtyhet me 2 muaj gjendja e fatkeqësisë natyrore, do të zgjasë deri më 23 qershor

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se do të zgjatet gjendja e Fatkeqësisë Natyrore. Propozimi pritet të miratohet në seancën e radhës të parlamentit. Ndërkohë që shtyrja e gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore do të thotë se edhe masat e marra do të vijojnë që të mbeten në fuqi.

TIRANË– Kur kishin mbetur edhe 4 ditë nga përfundimi i gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore, qeveria ka propozuar shtyrjen e saj me 2 muaj, deri më 23 qershor. Një fakt i tillë është konfirmuar edhe nga kryeministrit Edi Rama i cili ditën e sotme, në komunikimin me qytetarët, bëri me dije se “do të shtyhet patjetër gjendja e Fatkeqësisë Natyrore”. “Patjetër që do të zgjatet gjendja e emergjencës pas 25 prillit”, tha Rama.

Propozimi pritet të miratohet në seancën e radhës të parlamentit.

Ndërkohë që shtyrja e gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore do të thotë se edhe masat e marra do të vijojnë që të mbeten në fuqi. Shqipëria shpalli për 30 ditë gjendjen e fatkeqësisë natyrore në të gjithë territorin për shkak të situatës nga koronavirusi më 24 mars, e ndërsa ditën e sotme është propozuar edhe shtyrja me 2 muaj.

burimi / Shqiptarja.com

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button