Covid: fillojnë provat për vaksinën e re në Britaninë e Madhe

Provat për vaksinën e re, e cila duket të ndihmoj sistemin imunitar për të luftuar koronavirusin, kanë filluar në Britaninë e Madhe.

Testet e para të kompanisë bioteknologjike Novax, shfaqën se antitrupat luftojnë fuqishëm koronavirusin.

Provat në 10 000 njerëz, do të shfaqin nëse kjo vaksinë mund të parandaloj virusin të infektoj njerëzit. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, tashmë ka porositur 60 milion doza, nëse provat dalin me sukses. Pritet që kjo vaksinë, të nxjerr njerëzit nga kufizimet.

Novax është duke përdorur metoda tradicionale për krijimin e një vaksine, e cila duhet të përshpejtoj përgjigjen e sistemit imunitar. Provat e vaksinës, drejtohen nga profesori Paul Heath.

Më parë janë bërë provat mbi 83 njerëz dhe u shfaq qart, se vaksina është e sigurt. Mostrat e gjakut, që u morën nga personat e mësipërm, treguan se  neutralizonin dhe luftonin koronavirusin.

1/4 e 10 000 personave do të jenë të moshës 65+, grup i cili rrezikon më tepër nga Covid-19. Nëse vaksina është e sukseshme apo jo, do ta kuptojmë vetëm pas disa muajsh, pra në fillim të vitit 2021.

Ermir Sholla

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close