COVID mbyll hipotekën e Korçës/ 6 punonjës të infektuar, kolegët e tyre futen në karantinë

COVID mbyll hipotekën e Korçës/ 6 punonjës të infektuar, kolegët e tyre futen në karantinë

6 punonjës të hipotekës së Korçës kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 duke e çuar në 8 numrin në total të të infektuarve brenda këtij institucioni.
2 punonjëset e para që rezultuan pozitive u identifikuan në datën 15 Tetor.
Pas publikimit të rasteve, Drejtoria Vendore e Institutit të Shëndetit Publik në zbatim të masave për parandalimin e Covid 19 kërkoi mbylljen e këtij institucioni, ndërkohë që drejtoresha e ASHK-së Besa Spaho ka urdhëruar mbyllje nga data 21 deri në datën 25.

Sakaq, u është marrë tamponi gjithë punonjësve të katit të parë, ndërkohë që gjithë personeli do të vendoset në vetëkarantinim deri ditën e hënë, atëherë kur pritet të nisë shërbimi për qytetarët. Po kështu mëngjesin e sotëm pritet të bëhet dhe dezinfektimi i ambienteve.
Ministria e Shëndetësisë bëri me dije një ditë më parë  se kanë humbur jetën edhe 4 pacientë të tjerë, si dhe janë konfirmuar 296 raste të reja.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button