“Çuditë Shqiptare” s’kanë fund fshatari në Vloçisht le fshatin pa ujë

Çudira shqiptare, fshati Vloçisht pa ujë se banori privatizon rrugën për te depoja e ujit.

Fshati peng I një banori që e quan pronën e tij rrugën për te depoja e ujit, duke penguar kështu punonjësit e ujësjellësit te kryejnë shërbimet e duhura që të ketë furnizim normal me ujë. Prej dy ditësh fshati Vloçisht vuan mungesën e ujit dhe kjo si pasojë e një konflikti për çështje pronësie, që sipas rregullit të pashkruar të çudirave shiptare nuk I jep zgjidhje askush.

Gjithçka ndodh në këto ditë dimri me temperatura të ulta kur punonjësit e ujësjellsit të bashkisë Maliq ndalohen të ndërhyjnë në depon e ujësjellsit të fshatit Vloçisht. Sipas tyre, një banor I fshatit duke pretenduar pronësinë mbi rrugën pranë depos së ujit nuk I lejon të kalojnë.

Vetë banori, pa pikën e turpit dhe të përgjegjësisë, nuk do t’ja dijë për pasojat që shkakton. Sikur të mos kishte shtet rreth e rrotull as inspektori I policisë të zonës nuk bën ndonjë veprim pavarsisht ankesave nga punonjësi I ujësjellsit dhe të familjarëve nga Vloçishti.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button