Danimarkë, nudo në emision për fëmijë

Në Danimarkë zhvillohet për të dytin vit radhazi, emisioni për fëmijë, në të cilin shfaqen të rritur nudo.
Një program për fëmijë, i cili është mjaft i ndjekur, ka ngjallur shumë reagime në të gjithë botën. Emisioni ka të bëj me fëmijë të cilët pyesin të rritur nudo, rreth trupit të tyre
Është një program të cilin e shohin shumë vetë. Unë pyeta miqtë e mi danezë dhe ata pohojnë se dashurojnë këtë program. Jo vetëm që njerëzit janë nudo, e cila është një gjë e mirë, por gjithashtu që fëmijët mund të jenë në studio dhe të shtrojnë pyetje, thotë gazetarja Anna Gjöres.

Programi për fëmijë “Ultra smider tøjet”, i cili realizohet nga televizioni shtetëror danez, nuk është vetëm përgëzuar. Ai gjithashtu, ka marr kritika nga politikani, Peter Skaarup, Dansk Folkeparti, (Partia Popullore Daneze), i cili ka kritikuar ashpër shumë herë këtë emision në Facebook-un e tij.
Ai mendon, se është e palejuar, që të lejohen fëmijët në një studio dhe të shohin njerëz të zhveshur, thotë Anna Gjöres.
Në të njëjën kohë, ky emision ka marr çmimin si programi më i mirë për fëmijë.
Ermir Sholla