DEA aksion në Kolumbi, arrestohet “bosi” shqiptar i kokainës, gjente drogën dhe garantonte transportin me avion (EMRI)

Agim Cerma ka rënë në prangat e policisë në Kolumbi, pas një operacioni të zhvilluar në bashkëpunim me DEA-n amerikane.
Agim Cerma i njohur ndryshe si “Jimmy” ka rënë në pranga pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike. Së bashku me Cermën në pranga kanë rënë edhe 4 persona të tjerë, bashkëpuntorët e tij.
Të arrestuarit e tjerë janë William Cruz Pérez, Pedro Antonio Penagos Londoño, Jairo Fernando Cardona López dhe Edwin Durlandy Montilla González.
Mediat e huaja bëjnë me dije se “Jimmy” ishte kreu i grupit, ai siguronte drogën në Kolumbi dhe më pas e transportonte me avion në Europë.
Bëhet me dije se policia gjatë operacionit ka sekuestruar 333 kilogramë kokainë dhe më shumë se 2,000 milion pesos. Personat në fjalë do të ekstradohen drejt Amerikës.

 

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button