“Debati nisi te shezlonet, u ulëm në tavolinë për të folur, pas krismave nuk…”. Tragjedia në Velipojë, flet nga spitali i plagosuri

Pas tragjedisë së rëndë që ndodhi në Velipojë ku 4 persona humbën jetën nga të shtënat me armë dhe 2 të tjerë u plagosën, sot është hedhur dritë mbi ngjarjen pas dëshmisë së të plagosurit Hasan Ferracaku.

Ky i fundit ka zbuluar si nisi sherri dhe kush filloi të qëllonte.

“Fillimisht kemi zhvilluar një debat tek shezllonet në plazh sepse ata i kanë vendosur në vendin ku këtë vit e kemi pasur të drejtën ne pas aplikimit që kemi bërë.

Pas atij debati kemi shkuar në darkë tek hoteli Gocaj për t’u sqaruar me familjen Gocaj. Jemi ulur në tavolinë për të biseduar. Ne i kemi thënë që të gjejmë një marrëveshje, pasi ata i kishin vendosur më përpara shezllonet, në një kohë që këtë vit kjo e drejtë ishte e jona në bazë të aplikimeve.

Ata nuk kanë pranuar duke thënë se duhet të presin derisa të përcaktohet edhe vendi i tyre.

Gjatë bisedës ka nisur debati dhe gjërat janë acaruar duke bërë që të përdoren edhe armët. Ne kemi shkuar për të folur dhe për të gjetur një zgjidhje për shezllonet, por situata u acarua dhe pas krismave të armëve nuk e di çfarë ka ndodhur më.

Di që ata kanë qëlluar ndaj vëllait dhe ne të tjerëve, dhe në atë moment vëllai është vetëmbrojtur. Unë nuk kam qëlluar dhe kemi shkuar vetëm për të biseduar sepse janë njerëz që ne i kemi njohur dhe kemi pasur marrëdhënie të mira, por situata doli nga kontrolli”, mësohet të ketë thënë 54-vjeçari, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button