Debati për Borxhin Publik, Rama publikon shifrat: Meqë dëgjoni shumë llafe nga ata që e zhytën Shqipërinë në borxhe

Kryeministri Rama publikon disa shifra që tregojnë sipas tij se qeveria socialiste e ka ulur borxhin publik dhe ka rritur investimet.

Mos dëgjoni llafe shumë për Borxhin shkruan Rama, nga ata që e zhytën Shqipërinë në borxhe ndaj sipërmarrjes, shëndetësisë, arsimit, etj.

“Mirëmëngjes, dhe meqë dëgjoni llafe shumë për Borxhin Publik nga ata që e zhytën Shqipërinë në borxhe ndaj sipërmarrjes, shëndetësi, arsim e deri edhe ndaj personave me aftësi të kufizuar, të prekurve nga përmbytjet, e madje edhe bebeve të porsalindura që i lanë pa mikrobonusin 5 mijë Lekë, njësoj si rrugët e lëna rrugëve, me këtë krahasim fare të thjeshtë për ta kuptuar dallimin e madh mes tyre e nesh, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama dhe ndan foton e mëposhtme.

Mirëpo, në grafikën e kryeministrit ka një gabim në dy kolonat e para që u referohen viteve 2006-2013, pasi 60 (që nënkupton borxhin) është më e madhe se 70 (që nënkupton investimin).

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close