Dëbora në Korçë,probleme në trotuaret e ngrirë

Për Korçën moti me dëborë dhe ngricat është një fenomen që përsëritet çdo dimër.

Pas dy ditëve me borë në shumë prej rrugëve e trotuareve të qytetit ka shtresa akulli dhe mjetet apo këmbësorë  kanë vështirësi për të lëvizur.

Ndryshe nga bulevardet kryesore që janë hapur pjesa tjetër mbetet të pastrohet nga vetë banorët apo të shkrijë me ngrohjen e motit.

Pavarësisht se ky skenar përsëritet çdo dimër e shoqërohen me shifra të rritura të banorëve që pësojnë fraktura nga rrëzimet në akull apo mjete që përplasen pasi rrëshqasin në rrugë, nga institucionet nuk është gjetur ende një zgjidhje konkrete që do tu kursente banorëve frikën e të lëvizurit në rrugë dhe pasigurie për shëndetin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button