Deklarata rrëqethëse e Marin Memës për kombin shqiptar: Nuk ka vend në botë që kufizohet me vetëveten

Gazetari i njohur shqiptar Marin Mema, ka bërë ditë më parë një deklaratë rrëqethëse duke treguar se kush i ndau shqiptarët. Sipas tij janë konferenca e Berlinit dhe e Londrës që i la të ndarë kombin shqiptar.

Në një intervistë në njërin prej emisioneve të Kosovës, gazetari i cili është autor i dhjetrave dokumentarëve që kanë të bëjnë me shqiptarët dhe kombin përgjithësi, Marin Mema, ka dhënë një përgjigje rrëqethëse kur është pyetur se kush i ndau tokat shqiptare.

“Janë dy momente historike që janë të identifikuara. Janë konferenca e Berlinit dhe konferenca e Londrës. Janë dy humbje historike dhe janë të qarta mënyra se si u ndanë shqiptarët”, ka thënë Mema.

Tutje ai ka thënë se shqiptarët kanë pasur një fat të keq dhe askund në botë nuk ka vend që kufizohet me vetveten.

“Në çdo krahë që ti do të kalosh kufirin, do të gjesh shqiptarë të tjerë. Në momentin që shqiptarët e Kosovës kalojnë kufirin, prapë takohen me shqiptarët”, ka thënë Mema duke kritikuar njerëzit që nuk po flasin për këto probleme.

Në fund Mema ka thënë se Kosova nuk duhet të kërkojë falje tek askush për asgjë, pasi ishte Serbia ajo që vrau dhe dhunoi e përdhunoi njerëz.

Më poshtë deklarata e tij.

blob:https://www.facebook.com/ca19fb46-ccf0-41d6-a32e-9209c7d88288

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close