Deklaroi se është gej, flet ish-e fejuara e Gabriel Garkos

Aktori i njohur italian, Gabriel Garko pak dite me pare deklaroi brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”se është homoseksual, deklarate e cila shkaktoi shume zhurme.

Pas deklaratës së bujshme, ka folur dhe aktorja e njohur italiane, Eva Grimaldi, e cila ka bashkëjetuar për plot tetë vite me Garkon. Eva është shprehur se ajo dhe Gabriel ishin çift, por e vetmja gjë që mungonte ishte seksi.

“Historia jonë lindi katërmbëdhjetë vjet më parë. Nuk kishte kurrë seks, ai kishte nevojë për mua dhe unë gjithmonë e mbrojta atë. Por ekziston një dashuri e thellë që na lidh, edhe sot, dhe që shkon përtej sferës fizike … unë do të doja edhe të isha martuar ose do të kisha një fëmijë me të”, tha aktorja në një intervistë për “Chi”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com