Denaj: 6 mld lekë për të menaxhuar Covid-19 në 2021, nuk ka skenar emergjence


Në buxhetin e vitit të ardhshëm qeveria ka planifikuar një fond prej 6 mld lekësh për të përballuar situatën nga pandemia Covid-19. Ministrja e financave dhe ekonomisë Anila Denaj tha në emisionin Përballë se kjo shumë parash nuk parashikon përsëritjen e një situatë emergjence si ajo e pranverës.
“Sigurisht në raport me shëndetësinë dhe me menaxhimin e situatës Covid-19 ne kemi një buxhet vitin që vjen prej 6 mld lekësh. Dhe këtu kemi parashikuar në masë të konsiderueshme dhe blerjen e vaksinës anti covid dhe masa te tjera. Dhe kemi fond rezervë nëse do të na duhet për çështje të emergjencave”, – tha Denaj në Përballë.
Por a kanë financat një skenar emergjence?
“Po mundemi, por nuk e kemi bërë që të jem e sinqertë. Por në çdo moment do ta bëjmë. Do tkurrim shpenzimet. Dhe është legjitime. Dhe kjo nuk do të thotë që ministria e financave brenda 24 orëve të mos bëjë një skenar të tillë negativ. Në skenarin më pesimist, është e mundur ta përllogarisim por nuk do të donim kur nuk kemi indikacione të tilla. Por nëse do të kishim një rast emergjence ne do të shkurtonim shpenzimet, do të fillonim dhe nga kontratat koncensionare siç e bëmë këtë vit, do të vijonim me disa projekte të cilat mund të mos kenë nisur në zbatim dhe do të ndërprisnim kontratat” – theksoi Denaj.
Tërmeti dhe pandemia Covid -19 e zhytën vendin në recesion këtë vit, por financat parashikojnë një rimëkëmbje të shpejtë në vitin 2021, me një rritje ekonomike 5.5%

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close