Derbi i çmendur/ Tottenham nuk u beson syve, mrekulli e West Ham

“Derbi është derbi” edhe në Premier League. Tottenham-West Ham United ishte një nga ndeshjet më interesante të ditës dhe u mbyll me rezultatin 3-3. Rezultat i pabesueshëm, kur gjithçka ishte 3-0 pas 16 minutash lojë.https://platform.twitter.com/embed/index.html?dnt=true&embedId=twitter-widget-0&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1317879829082099714&lang=en&origin=https%3A%2F%2Fwww.tpz.al%2F2020%2F10%2F18%2Fderbi-i-cmendur-tottenham-nuk-u-beson-syve-mrekulli-e-west-ham%2F&theme=light&widgetsVersion=ed20a2b%3A1601588405575&width=500px

Një nisje fantastike e “Spurs”-ave, që ia dolën të shënojnë që në minutën e parë me anë të Son Heung-Min. Lëvizjet e bukura në zonë i konkretizoi me një goditje të saktë. Topi në rrjetë dhe më pas Harry Kane mori skenën.

Sulmuesi shënoi një gol mjaft të bukur dhe “Çekiçët” mbetën të shushatur. Tottenham i shfrytëzoi ato minuta dhe realizoi edhe golin e tretë, sërish me Kane. Këtë herë sulmuesi realizoi më kokë, pas një krosimi perfekt të Reguilon.

3-0, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë dhe Mourinho në fraksionin e dytë të lojës mendoi edhe t’i jepte minuta edhe Gareth Bale. U duk se gjithçka po përfundonte qetësisht, por west Ham United befasoi duke shënuar dy gola për tre minuta.

Balbuena ishte ai që shënoi golin e parë, kurse tre minuta më pas Sanchez i Tottenham devijoi një top në portën e tij. 3-2, kur ishin edhe pesë minuta nga koha e rregullt. Moral i lartë te west Ham United, që barazoi në minutën e fundit shtesë me një perlë të Lanzini. Argjentinasi i befasoi të gjithë me një silurë nga jashtë zone dhe vendosi fatet e derbit. /abcnews.al

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close