Detaje nga ngjarja në Velipojë, bombolat e gazit shpërthyen në një hotel, të plagosur pronarët, fëmijët ishin në gjumë…

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë që është shënuar në Velipojë, ku kanë shpërthyer disa bombola gazi.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në restorantin e një hoteli dhe të plagosur janë pronarët e këtij subjekti.

Klarisa Gjoka 15 vjeç, Danjela Gjoka 18 vjeç, Enriko Gjoka  11 vjeç dhe Alketa Gjoka 30 vjeç, kanë mbetur të plagosur.

Personat në fjalë ndodhet në gjende të rëndë shëndetësore dhe janë nisur për në Tiranë, për ndihmë më të specializuar.

Burime për median bëjnë me dije se fëmijët kanë qenë në gjumë kur ka ndodhur ngjarja, ndërsa ka qenë nëna ajo që ka dëgjuar shpërthimin e parë të bombolës dhe më pas ka zgjuar fëmijët për t’i larguar nga ambienti.

Në magazinën e restorantit ndodheshin disa bombola, ende nuk dihet se sa prej tyre kanë shpërthyer, por raportohet se ka pasur me shumë se një shpërthim. Fatmirësisht në hotelin ku kanë shpërthyer bombolat nuk ka pasur turistë, pasi ngjarja mund të kishte përfunduar në një tragjedi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button