DETAJE të rënda nga mbytja e 14-vjeçares/ U fut në thellësi me shoqen e ngushtë, në lumë kishte dhe vëllain e vogël

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur këtë pasdite në Berat, ku një 14-vjeçare u mbyt në lumin Devoll, teksa po lahej me një grup të miturish.

14-vjeçarja ka qenë duke u larë me vëllanë e saj 12 vjeç dhe shoqet. Ajo është futur në thellësi të lumit bashkë me shoqen e saj të ngushtë, ku uji i ka tërhequr poshtë.

Shoqja e ngushtë e 14-vjeçares ka mundur të dalë me not nga lumi, por nuk ka mundur dot të nxjerrë shoqen që është mbytur.
Në lumë kanë qenë 11 fëmijë, të cilin kishin shkuar për plazh së bashku që prej orëve të drekës. Të gjithë fëmijët, përfshi edhe viktimën 14-vjeçare, ishin banorë të lagjes “Ferma Partizani”, në Kuçovë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button