Detajet e forta/ Vrau gruan me thikë, burri dyshonte se ajo e tradhtonte, prej 3 muajsh çifti kishte…

Një ngjarje e rëndë ndodhi dje në Bubq të Krujës ku 45-vjeçarja Klarita Ismalaja mbeti e vrarë nga burri i saj.

Raportohet se shkak i vrasjes të jenë bërë debatet e shpeshta mes çiftit, pasi Artan Ismalaja dyshonte se gruaja e tij e tradhtonte. Çifti jetonte prej vitesh në Tiranë me dy djemtë dhe nënën e autorit. Thuhet se prej 3 muajsh çifti kishte pasur konflikte te vazhdueshme ku si motiv kishin dyshimet për tradhtinë bashkëshortore.

Ditën e djeshme çifti Ismalaja ishin në Krujë për shitjen e një shtëpie, ndërsa gjatë rrugës kanë bërë debat mbi temën e tradhtisë dhe burri ka sulmuar me thikë gruan, duke e qëlluar disa herë për vdekje. Vrasja ndodhi në makinën në pronësi të autorit, ndërkohë që ky i fundit me thikë ka qëlluar disa herë veten.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button