Di Maio: Aleancë botërore për vaksinën kundër COVID-19

Sot ka një garë kundër kohës nga shkencëtarët, studiuesit dhe mjekët e gjithë botës për të gjetur një zgjidhje kundër koronavirusit, deklaroi sot ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio.

”Por, çdo vend ecën përpara për llogari të tij, kështu që nuk ka koordinim dhe rreziku është që koha për gjetjen e një vaksine të jetë e gjatë”, theksoi ai në Facebook, në lidhje me pandeminë e COVID-19.

“Ne jemi përballur me një situatë të jashtëzakonshme dhe përballë koronavirusit planeti nuk mund të ndahet. Përkundrazi, ai duhet të forcohet edhe më shumë, duke krijuar një Aleancë të Madhe Ndërkombëtare për vaksinën”, nënvizon ministri.

“Ne duhet të bashkojmë të gjithë mendjet më të mira dhe më të ndritura të botës, t’i mbledhim ato rreth një tryeze dhe t’i lëmë të punojnë së bashku. Sa më shpejt ta gjejmë vaksinën, aq më shpejt do të kthehemi në jetën që jetonim”, këmbëngul Di Maio.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close