Dita Ndërkombëtare e të moshuarve. Nga Aida Hoxholli

Dita Ndërkombëtare e të moshuarve. Nga Aida Hoxholli

Pak  njerëz e dinë që 1 tetori është Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve. Kjo festë jo shumë e vjetër në moshë, është vendosur për herë të parë në vitin 1990, nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.
Në botë, kjo ditë festohet duke rritur ndërgjegjësimin për çeshtje si abuzimi ndaj të moshuarve apo të drejtat e tyre. Por është gjithashtu një ditë për të vlerësuar kontributin që mosha e tretë ka dhënë për shoqërinë.
Çdo vit për Ditën e të Moshuarve, ngrihet zëri për një temë të caktuar.
Plakja e popullsisë është një problem global i shoqërisë moderne. Sipas studimeve, popullsia e moshuar në botë, mbi 60 vjeç, është duke u rritur me shpejtësi dhe mendohet se në vitin 2050, rreth 80 % e njerëzve të moshuar do të jetojnë në vendet më pak të zhvilluara.
Kombet e Bashkuara kane publikuar një studim ku u përfshinë 96 vende,ku jetojnë më mirë personat mbi 60 vjeç.
Të ardhurat, përkrahja sociale, qetësia ishin disa prej kritereve të vrojtuara në këtë studim, ku Norvegjia lë pas Suedinë, Zvicrën, Kanadanë dhe Gjermaninë, ndërsa vendi më i papërshtatshëm për brezin e tretë është vlerësuar Afganistani.
Po Shqipëria? Asgjëkund!
Bëhet fjalë për të moshuarit – për prindërit dhe gjyshërit tanë. Ndërsa flitet çdo ditë për nëna dhe fëmijë, për projekte gjigande , për reduktim varfërie në zonat me komunitet rom dhe egjiptian, për fusha sporti për të rinj, etj., Të miratohet Statusi i moshës së tretë, për garantimin e të drejtave të tyre , ka shume propozime por deri më tani për shqetësimet dhe nevojat e të moshuarve në Shqipëri,nuk eshte bere aq sa duhet.
Kjo situatë është paradoksale dhe nxjerr në pah dritëshkurtësinë tonë si qytetarë, fakt ky që përkufizon edhe miopinë e politikanëve që ne zgjedhim të na drejtojnë.
Nje e vertete e madhe!
Nje kontributi te madh ka Asag MiraPirdeni ne shoqeri per moshimin aktiv dhe jo vetem! Sepse ky model na duhet ne ,njerez si Mira dhe disa te tjere qe merren me problemet dhe te drejtat e moshes se trete ,si AUEC Unioni Shqiptar i Kujdesit te te moshuarve ,ku dhe une bej pjese.
Po e mbyll me nje poezi e te madhit Dritero Agolli …..
Ende nuk kuptojmë asgjë
Më duket se dikush me mua tallet ,
Më duket se dikush dhe më përqesh .
Tani më ranë e dhëmbët e dhëmballët
Dhe natyrisht s’dëgjoj nga njëri vesh .
Nga unë askush nuk druhet e s’ka frikë,
Ndokush dhe gjuhën nxjerr e nuk ka turp .
Do kisha mall të prehesha njëçikë
Atje ku lumi nëpër shelgje humb.
Një prehje e tillë tallje prapë do të ishte ,
Një tallje me vetveten, aq më keq !
Me zor e marrim kthesën pleqërishte :
Na qeshin se vërtet ne jemi pleq…
1995

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close