Do futemi prapë në karantinë? Manastirliu jep lajmin e bujshëm: Po bëhet gati struktura…

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu gjatë një vizite në spitalin e Traumës, u shpreh se sistemi shëndetësor vijon të jetë në gatishmëri për të përballuar situatë e COVID-19, ndërsa konfirmoi se pavarësisht rasteve të shumta, nuk do të ketë rikthim të karantinës.

Ndërkohë pavarësisht rritjes së shifrave, Komiteti i Ekspertëve ka vlerësuar se nuk ka kthim pas, por duhet treguar kujdes në respektimin e masave të vendosura.

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri deklaroi se BE do të vijojë t’i qëndrojë në krah Shqipërisë siç ka bërë që nga dita e parë e epidemisë dhe kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve për të përballuar situatën.

“Situata po monitorohet me shumë kujdes. Edhe pse shifrat janë rritur këto ditë, Komiteti i Ekspertëve ka vlerësuar se nuk ka kthim pas, por ka nevojë për një vëmendje të shtuar të të gjithë qytetarëve për të respektuar rregullat, që të kufizojmë përhapjen e COVID19, ndërsa sistemi shëndetësor po përgatitet për forcimin e kapaciteteve”, u shpreh ai.

Deklaratë e cila u bë gjatë ceremonisë së dorëzimit të pajisjeve mjekësore të Bashkimit Europian për përballimin e epidemisë në vend, në kuadër të marrëveshjes së lidhur me BE për ndihma me pajisje mjekësore për përballimin e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, së bashku me Ambasadorin e BE në Shqipëri, Luigi Soreca kanë vizituar Spitalin Universitar të Traumës ku kanë mbërritur pjesa e dytë e pajisjeve, mbështetje për institucionet shëndetësore shqiptare, ndihmë nga Bashkimi Europian, duke theksuar se do të vijojë forcimi i kapaciteteve të sistemit shëndetësor për përballimin e luftës kundër COVID19.

“Sistemi shëndetësor vijon të jetë në gatishmëri. Ne jemi duke u përgatitur për forcimin e kapaciteteve. Siç bëmë me spitalin e ri karantinë, jemi duke përfunduar përshtatjen e një strukture tjetër brenda QSUT, po fuqizojmë kapacitetet për testimet, ndërsa po forcojmë kapacitetet me aparatura mjekësore për të përballuar situatën.

Ndaj edhe këto 5 autoambulanca që fuqizojnë flotën e Urgjencës Kombëtare dhe 15 respiratorë transporti, e një seri aparaturash jetë shpëtuese do të rrisin kapacitetet e reanimacioneve në spitalet tona”, u shpreh Manastirliu.

Ndërkohë Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca deklaroi se Bashkimi Europian do të vijojë të jetë krah Shqipërisë dhe vendeve të rajonit, si ditën e parë të epidemisë.

“Këto pajisje padyshim do të ndihmojnë sistemin shëndetësor shqiptar për përballimin e situatës por dua t’i bëj një apel çdo qytetari shqiptar që të respektojë rregullat e vendosura nga autoritetet pasi kriza nuk ka mbaruar, ndaj bëni kujdes sepse vetëm bashkë mund ta përballojmë këtë situatë”, tha ambasadori Soreca.

Në kuadër të marrëveshjes së lidhur me BE për ndihma me pajisje mjekësore për përballimin e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19, në vlerën 4 milion Euro, vjen mbështetja e dytë për institucionet shëndetësore shqiptare.

Në këtë paketë me vlerë 650 mijë euro janë të përfshirë 5 autoambulanca të cilat do të shërbejnë për fuqizimin e urgjencës para mjekësore në territor, 15 respiratorë transporti, 20 oksigjeneratorë, 140 maska nazale, 140 maska fytyre, 750 sete intubimi, 55 laringoskopë dhe 57 pulse oksimetra, pajisje të cilat do të ndihmojnë në forcimin e kapaciteteve të shërbimeve të reanimacioneve në vend. Brenda pak ditëve mbërrin në vend dhe mbështetja me 100 shtretër me vlerë prej 126 mijë euro.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close