Donald Trump dhe Zonja e Parë e SHBA rezultojnë pozitivë me COVID-19

Presidenti amerikan Donald Trump dhe zonja e parë Melania Trump kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Presidenti përmes një postimi në Twitter.

Ai shkruan se tashmë ata ndodhen në karantinë dhe do të fillojnë mjekimin.

Vetëm disa orë përpara këtij postimi, Trump shkruante se këshilltarja e tij, Hope Hicks kishte rezultuar pozitive me COVID-19 dhe se së bashku me Melania do të karantinoheshin.

Ata kanë pasur kontakt të afërt me këshilltaren ku vetëm pak ditë më parë fluturuan në një avion privat për në Ohio.

Nuk dihet ende se si do të ndikojë koronavirusi në agjendën e Presidentit pasi aktualisht ndodhet në kohë fushate përpara zgjedhjeve të 2 nëntorit.

Më datë 15 në Miami, Florida Trump do të zhvillojë debatin e dytë presidencial përballë Joe Biden.https://platform.twitter.com/embed/index.html?creatorScreenName=javanews_al&dnt=false&embedId=twitter-widget-0&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1311892190680014849&lang=en&origin=https%3A%2F%2Fjavanews.al%2Fdonald-trump-dhe-zonja-e-pare-e-shba-rezultojne-pozitive-me-covid-19%2F&siteScreenName=javanews_al&theme=light&widgetsVersion=ed20a2b%3A1601588405575&width=550px

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button