Dosja “Mediu”, Gjykata e Lartë shpalli moskompetencën / Çfarë pritet të ndodhë në SPAK

<span;>Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka vendosur të shpallë moskompetencë për gjykimin e ish ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu për dosjen e Gërdecit.

<span;>Burime për Top Channel bëjnë me dije se Gjykata e Lartë nuk ka kompetencë të shqyrtojë kërkesën e Prokurorisë së Posacme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për rihapjen e çështjes.

<span;>Ndaj dosja e Gërdecit do t’i kalohet Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ku pritet dhe rinisja e hetimeve dhe për ish-ministrin Fatmir Mediu.

<span;>“Kolegji vlerëson se Gjykata e Lartë nuk ka kompetencë të marrë në shqyrtim kërkesën e paraqitur nga Prokuroria e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me subjekt revokimin e vendimit të pushimit të çështjes penale të Fatmir Mediut, e pushuar me vendimin nr.6, datë 14.09.2009, të Kolegjit të Gjykatës së Lartë, prandaj Kolegji vendos të shpallë moskomptencën lëndore dhe t’ia kalojë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në dokumentin e siguruar nga Top Channel.

<span;>Në fillim të muajit qershor, Gjykata e Lartë vendosi revokimin e vendimit që pengonte gjykimin e ish-ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu për dosjen e Gërdecit. Dokumentet i kaluan gjykatës speciale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

<span;>Pritej vendimi i Gjykatës së Posaçme nëse do të linte në fuqi vendimin e 2009, apo do të çonte çështjen për gjykim. Ndërkohë avokati mbrojtës i tij Ardian Visha i tha Top Channel se mundësitë për ta rihapur çështjen janë zero sepse gjykata e posaçme e shkallës se parë nuk mund të prishë një vendim të gjykatës së Lartë që në këtë rast është vendimi i pushimit të 2009.

<span;>Por tashmë gjykata e Posaçme duhet të mblidhet dhe të shprehet, nisur edhe nga kërkesat e fundit të familjes Durdaj. Në rast se kjo çështje hapet Mediu do të gjykohet në bazë të postit si ish ministër që ka mbajtur, ndërkohë që tashmë ai nuk gëzon më as mandatin e deputetit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button